CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 75% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar. Lexoni Paralajmërimin e plotë të rrezikut.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 67% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.

Mjaft Hamendësuat-Ja Cili Është Treguesi më i Mirë për MT4 Mobile

Një nga treguesit më të mirë teknikë për celularin MetaTrader 4 do të fuqizojë zgjedhjet tuaja të investimit për të ecur përpara. Ja se cila është zgjedhja jonë.

Nga Sara Alimehmeti
Joel Taylor - Editor for Fortrade
Shqyrtuar nga Joel Taylor

Publikuar 21, June, 2023.

Tregu Forex është një botë ku mund të futesh lehtësisht, por një botë komplekse për t'u zotëruar. Për tregtarët që kërkojnë të fitojnë potencialisht nga investimet e tyre, është e rëndësishme të gjurmohen lëvizjet e çmimeve dhe të përdoren analizat teknike për të qëndruar një hap përpara konkurrencës.

Analiza teknike Forex përdor disa tregues që janë shumë të lehtë për t'u aksesuar përmes MetaTrader 4 (MT4). Sidoqoftë, me kaq shumë opsione të disponueshme, mund të keni vështirësi të përcaktoni se cilat përputhen me nevojat tuaja.

Fatmirësisht, e kemi një përgjigje për ju!

Bandat Bollinger

E ashtuquajtuara Banda Bollinger është një mjet analize që përdor linjat e trendit për të përcaktuar nivelet e sipërme dhe të poshtme të diapazonit të çmimeve. Linjat paraqiten si dy devijime standarde mbi dhe nën një mesatare të thjeshtë lëvizëse të çmimit.

Për shkak se distanca midis bandave (brezave) bazohet në devijimin standard, ato përshtaten me luhatjet në çmimin themelor të një aksioni.

Zhvilluar nga tregtari John Bollinger, ky mjet është krijuar posaçërisht për t'u dhënë përdoruesve një probabilitet më të lartë për të identifikuar kur një aktiv është mbishitur ose mbiblerë. Ju mund të identifikoni lehtësisht lëvizjet e mprehta, afatshkurtra të çmimeve dhe pikat e mundshme të hyrjes dhe daljes.

Në përgjithësi, për sa i përket analizës së çmimit dhe kohës, nuk ka asgjë që mposht Bandat Bollinger. Kur përdoret bashkë me tregues të tjerë, ai nuk pengon as investitorët fillestarë të punojnë në treg.

» Mësoni më shumë rreth platformave të tregtimit me Fortrade