CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 75% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar. Lexoni Paralajmërimin e plotë të rrezikut.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 67% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.

Çfarë Është Performanca më e Mirë Në Tregun e Aksioneve?

Çfarë është performanca më e mirë në tregun e aksioneve? Lexoni për të mësuar domethënien e saj dhe si të gjeni aktive që tejkalojnë tregun.

Nga Sara Alimehmeti
Joel Taylor - Editor for Fortrade
Shqyrtuar nga Joel Taylor

Përditësuar 27, March, 2023.

Performanca më e mirë në tregtimin e aksioneve në përgjithësi i referohet një aksioni që ka performuar më mirë se kthimet e përgjithshme të tregut. Kjo mund të matet duke krahasuar performancën individuale në lidhje me një indeks standard të tillë si S&P 500 ose Dow Jones Industrial Average, të cilat përdoren shpesh si pika krahasimi solide. Nëse një aksion performon më mirë se indeksi standard gjatë një periudhe të caktuar kohore, thuhet se ka tejkaluar performancën e tregut.

Sigurisht, performanca më e mirë mund t'i referohet edhe një aksioni që performon më mirë se homologët e tij brenda të njëjtit sektor ose industrie. Kjo mund të matet duke krahasuar performancën e një aktivi individual kundrejt letrave të tjera me vlerë në grupin e tyre, si aksionet në të njëjtën industri ose indeks. Në këtë rast, thuhet se aksioni e ka tejkaluar performancën e sektorit apo industrisë.

Pra, nëse, për shembull, US Tech 100 ka rikthyer gjithsej 10% gjatë vitit të kaluar, por Microsoft (MSFT) ka rikthyer 22%, atëherë MSFT i ka tejkaluar aksionet e tij homologe në të njëjtin indeks me 12%.

Kryesore

E përmbledhur, performanca më e mirë në tregtimin e aksioneve në përgjithësi i referohet një aksioni që ka performuar më mirë se kthimet e përgjithshme të tregut ose në krahasim me homologët e tij brenda të njëjtit sektor ose industri.

Aksionet me performancë më të mirë priren të jenë shumë të kërkuara nga investitorët që kërkojnë kthime mbi mesataren dhe ato shpesh mund të shërbejnë si tregues të besueshëm të performancës së ardhshme. Prandaj, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm se cilat aksione po performojnë më mirë se tregu dhe t'i kushtoni vëmendje performancës së tyre me kalimin e kohës.

» Gati për të filluar tregtimin e CFD-ve në aksione? Mësoni më shumë rreth tregtimit të CFD-ve në aksione me Fortrade.