Kontratë paraprake, ndryshe e njohur si parakontratë, është marrëveshje mbi blerjen ose shitjen e lëndës së parë, letrës me vlerë apo instrumentit financiar në një datë të caktuar në të ardhmen me çmim të caktuar. Kjë është një kontratë e mbaruar dhe lënda e parë ose aktivi financiar do të dorëzohet, për dallim nga opsionet të cilat ofrojnë mundësi të zgjedhjes së mënyrës së mbarimit ose të mosmbarimit të tregtisë. Ndryshe nga fjuçersat, parakontratat nuk janë kontrata me terma standarde. Ato janë rezultat i dakordimit ndërmjet blerësit dhe shitësit për çdo tregtim dhe blihen dhe shiten jashtë bursës (OTC), ndërsa jo në tregun e bursës.