Fortrade partnerët e marketingut
Si një ofrues kryesor i zgjidhjeve inovative tregtare online, Fortrade është fokusuar në krijimin e një shtrirje të vërtetë globale dhe të bazës së fortë të konsumatorëve. Një nga arsyet kryesore që kemi qenë të suksesshëm deri më tani është për shkak të marrëdhënies proaktive dhe reciprokisht të dobishme që kemi zhvilluar me partnerët tanë.
Në vazhdimësi që nga fillimi i tij, Fortrade ka parë rritje të shpejtë të biznesit, ndërsa gjithnjë e më shumë klientë pranojnë vlerën e shtuar të profesionalizmit dhe nivelit të shërbimit brenda arenës tregtare me kontratat CFD. Jemi krenarë për rrjetin e partnerit tonë dhe njohim kontributin e tyre për suksesin e vazhdueshëm të biznesit tonë.
Disa nga partnerët e marketingut të cilët bashkëpunojnë me ne janë:
• GCMAsia (www.gcmasia.com, www.gcm-asia.com)
GCM Asia është brendi kryesor i fokusuar tek klientët e regjionit të Azisë dhe Paqësorit. Është themeluar në vitin 2012 dhe vazhdimisht po zgjërohet në tregun financiar me rritje më të shpejtë në botë.
• Kapital RS (www.kapitalrs.com)
Kapital RS Inc. sh.a. është firmë investimesh veprimtaria e së cilës është rregulluar nga Komisioni për siguri i Serbisë me numrin e licencës 5/0-02-672/18-16 dhe operon në tregun serb dhe malazez.
Përfitimet e partnerëve tanë janë:
• Menaxhimi profesional dhe me eksperiencë
• Mbështetja cilësore e shërbimit të klientëve
• Teknologjia inovative
• Lidhje e fortë me Fortrade Limited, që përdoruesve ju siguron menaxhim të arsyeshëm të riskut dhe mjedis tregtar të sigurtë.
Gjithnjë kërkojmë partnerë potencialë të rinj. Për më shumë informacione, vizitoni faqën tonë të internetit për partnerë ose na kontaktoni në adresën elektronike [email protected].