CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 73% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 24/06/2024 - 28/06/2024

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 03/07/2024

03 Korrik, 2024
Analiza javore 03/07/2024 Kalendari Ekonomik

EUR/USD u rrit javën e kaluar sepse kontinenti ka pritur rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare franceze. Partia euroskeptike e frontit kombëtar ishte në krye, sipas sondazheve të opinionit.

Paundi britanik u rrit më tej sepse të dhënat e PBB-së në Mbretërinë e Bashkuar ishin më të larta sesa pritej. Në SHBA, probabiliteti i uljes së normave të Rezervës Federale në shtator u rrit pasi të dhënat e lidhura me inflacionin ranë të premten.

USD/JPY u rrit përsëri dhe regjistroi një nivel më të lartë në tridhjetë vite në fund të kësaj jave. Ministri japonez i Financave Suzuki përsëriti se qeveria është e gatshme të ndërhyjë për të mbrojtur jenin nëse është e nevojshme.

Çmimi i arit u rrit dhe testoi nivelin më të lartë në një javë, sepse tensionet në Lindjen e Mesme rriten. Vendet perëndimore po paralajmërojnë qytetarët e tyre të largohen nga Libani sepse konflikti midis Izraelit dhe Hezbollahut në kufirin libanez intensifikohet.

Indekset e aksioneve ranë, duke i dhënë fund rritjes trijavore. Java e tregtisë u shënua nga debati i parë presidencial midis Presidentit Biden dhe Donald Trump, përpara zgjedhjeve amerikane në nëntor.

Çmimi i naftës u rrit, dhe tani është afër nivelit më të lartë në dy muaj. Në Lindjen e Mesme të pasur me naftë, potenciali i një konflikti më të gjarë i shqetëson tregtarët. Uragani i kategorisë së pestë Beryl mund të lëvizë drejt Gjirit të Meksikës këtë javë, sipas parashikuesve.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani