CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 73% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 01/07/2024 - 05/07/2024

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 10/07/2024

10 Korrik, 2024
Analiza javore 10/07/2024 Kalendari Ekonomik

Eurodollari u tregtua ndjeshëm më i lartë javën e kaluar ndërsa të gjithë sytë ishin te raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare franceze. Edhe pse koalicioni euroskeptik i rallisë kombëtare doli i pari, mund të mos jetë i mjaftueshëm për të siguruar një shumicë dhe Euro u rrit në vlerë para raundit të dytë të fundjavës së kaluar.

Paundi britanik u rrit në mes të zgjedhjeve të përgjithshme të së enjtes në Mbretërinë e Bashkuar. Të premten, partia ish-opozitare Laburiste e drejtuar nga Keir Starmer u shpall fituese, pasi qeveria e mëparshme konservatore regjistroi rezultatin e saj më të keq në historinë moderne.

USD/JPY ra pasi dollari ra kundrejt shumicës së rivalëve të tij. Shifrat e punësimit jo-bujqësor të SHBA të premten ishin më të larta se sa pritej, por shifrat e muajit të mëparshëm u rishikuan më të ulëta.

Çmimet e arit u rritën për të arritur një nivel më të lartë për gati shtatë javë. Në Lindjen e Mesme, Hezbollah lansoi një tjetër sulm masiv me raketa ndaj Izraelit, duke nxitur frikën e një rritjeje të re të tensioneve në rajon.

Çmimet e indeksit të aksioneve u rritën javën e kaluar, me Nasdaq dhe S&P 500 që arritën rekorde të reja. Optimizmi përpara sezonit të fitimeve mund të rritet pasi shumica e të dhënave të SHBA-së ishin më të ulëta se sa pritej.

Çmimet e naftës u rritën për javën e katërt radhazi. Të martën dhe të mërkurën, të dhënat e inventarëve të naftës regjistruan rënie të mëdha, duke sugjeruar se kërkesa në SHBA gjatë valës së nxehtësisë dhe sezonit të udhëtimeve është duke u rritur ndjeshëm.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani