CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 73% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 08/07/2024 - 12/07/2024

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 17/07/2024

17 Korrik, 2024
Analiza javore 17/07/2024 Kalendari Ekonomik

Eurodollari vazhdoi të rritet pas raundit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare në Francë. Blloku socialist doli i pari, partia centriste e Macron-it e dyta, ndërsa koalicioni euroskeptik i Frontit Kombëtar u rendit i treti.

Sterlina britanike u ngjit ndjeshëm pasi Paundi britanik dukej se përjetoi një ngritje nga fitorja e partisë Laburiste në zgjedhje. Çifti tregtohej afër një niveli të lartë njëvjeçar pasi kryeministri Starmer paraqiti politika që përfshijnë përmirësimin e marrëdhënieve me vendet evropiane.

USD/JPY ra ndjeshëm pasi u raportua se Banka e Japonisë ndërhyri në tregjet e valutave për të mbështetur Jenin. Çifti ka arritur disa nivele rekord gjatë këtij viti.

Çmimet e arit u rritën dhe arritën një nivel të lartë dy-mujor. Në SHBA të dhënat e Inflacionit CPI dolën më të ulëta se sa pritej. Tregjet mund të presin dy rritje të normave nga Fed para fundit të vitit.

Çmimet e indeksit të aksioneve u rritën javën e kaluar me Nasdaq dhe S&P 500 përsëri duke arritur nivele rekord. Sezoni i fitimeve filloi me bankat e mëdha JP Morgan Citigroup dhe Wells Fargo që postuan rezultate më të mira se sa pritej.

Çmimet e naftës bruto tregtoheshin pak më ulët pasi "ari i zi" u ngjit nga një nivel i ulët 10-ditor më herët gjatë javës, por nuk arriti të rimëkëmbet deri në mbylljen e së premtes.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani