CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 73% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 12/08/2024 - 16/08/2024

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 21/08/2024

21 Gusht, 2024
Analiza javore 21/08/2024 Kalendari Ekonomik

Eurodollari u ngjit dhe arriti nivelin më të lartë deri më tani këtë vit. Të dhënat më të buta të inflacionit në SHBA, të publikuara javën e kaluar, mund të kenë ndihmuar në uljen e dollarit kundrejt shumicës së valutave të tjera.

Paundi britanik u rrit në nivelin më të lartë në një muaj pasi Mbretëria e Bashkuar publikoi raportin e PBB-së që ishte në përputhje me pritjet. Protesta anti- emigracion, të cilat kishin pllakosur një numër qytetesh në vend, përfunduan javën e shkuar.

USD/JPY u rrit në një javë të trazuar për Japoninë. Pas një sërë polemikash, kryeministri japonez Fumio Kishida njoftoi dorëheqjen e tij, e cila do të hyjë në fuqi në shtator.

Për pjesën më të madhe të javës çmimi i arit nuk kishte drejtim, por të premten metali u rrit ndjeshëm në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Një dollar më i dobët dhe parashikimi i një serie uljesh të normave të interesit nga FED-i kanë mbështetur metalin e çmuar.

Çmimet e indeksit të aksioneve u rritën pasi si Nasdaq 100 ashtu edhe S&P 500 regjistruan shtatë ditë radhazi fitime. Rritja ndodhi pas publikimit të të dhënave të shitjes me pakicë në SHBA, që ishin më të mira sesa pritej.

Çmimi i naftës së papërpunuar ra pasi tregtarët vazhduan të shqetësohen për kërkesën globale. Në Lindjen e Mesme, rifilluan bisedimet midis Izraelit dhe Hamasit, duke zvogëluar kërcënimin e mundshëm për furnizimet e naftës në rajon.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani