CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 73% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 19/08/2024 - 23/08/2024

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 28/08/2024

28 Gusht, 2024
Analiza javore 28/08/2024 Kalendari Ekonomik

Eurodollari u rrit në nivelet më të larta në më shumë se një vit, sepse dollari ra kundrejt shumicës së valutave të tjera.

Paundi britanik u rrit në nivelin më të lartë në dy vite pasi guvernatori i Bankës së Anglisë Bejli sinjalizoi një qasje të kujdesshme ndaj uljeve të mëtejshme të normave.

USD/JPY ra në një javë tjetër të paqëndrueshme për jen. Guvernatori i Bankës së Japonisë Ueda sinjalizoi në fund të javës së kaluar se normat do të rriten nëse rritja dhe inflacioni mbeten në rrugën e duhur.

Çmimi i arit u rrit gjatë javës pasi arriti një nivel rekord prej 2531 dollarësh, dhe pastaj ra pak. Fjalimi i së premtes nga Kryetari i FED Powell, duke deklaruar se kishte ardhur koha për të ulur normat, ndihmoi rritjen të metalit në territor pozitiv.

Çmimet e indeksit të aksioneve u rritën në një javë me të dhëna të përziera pozitive që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, mes komenteve pozitive për ekonominë amerikane nga Powell në Simpoziumin Jackson Hole.

Çmimet e naftës së paërpunuar vazhduan të bien dhe regjistruan një nivel më të ulët në gjashtë muaj, përpara se të barazonin shumicën e humbjeve. Në Lindjen e Mesme, Izraeli dhe Hamasi filluan një raund tjetër bisedimesh, mes shpresave se mund të arrijnë një marrëveshje armëpushimi.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani