CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 73% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 75% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 30/09/2024 - 04/10/2024

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 09/10/2024

09 Tetor, 2024
Analiza javore 09/10/2024 Kalendari Ekonomik

Eurodollari ra ndjeshëm në nivelin më të ulët në gati dy muaj pasi kryetarja e BQE-së, Christine Lagarde, la të kuptohet se banka mund të ulë normat e interesit në takimin e saj këtë muaj.

Paundi britanik ra pas një deklarate nga Kryetari i Bankës së Anglisë Andrew Bailey që sugjeroi se nëse inflacioni mbetet nën kontroll, ulje më agresive të normave të interesit janë të mundshme.

USD/JPY u rrit pasi kryeministri i ri japonez Ishiba deklaroi këtë javë se ekonomia nuk ishte gati për rritje të mëtejshme të normave të interesit. Kjo e vë qeverinë në mosmarrëveshje me politikën aktuale të Bankës së Japonisë.

Çmimi i arit ra pavarësisht një mundësie gjithnjë e më të madhe për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme pasi Irani sulmoi Izraelin. Izraeli tha se do të përgjigjet në ditët në vijim. Të hënën, kryetari i Rezervës Federale Powell zbuti pritshmëritë për një ulje të mundshme të normës së interesit prej 50 pikësh bazë në nëntor.

Çmimet e indeksit të aksioneve u ulën në një javë të trazuar në të cilën tregtarët u shqetësuan për ndikimin global të një lufte më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën në nivelin më të lartë në pesë javë, duke shënuar fitimet e tyre më të forta javore në një vit. Kjo rritje u nxit nga frika se sulmet izraelite mund të godasin portet iraniane të naftës dhe vendet e prodhimit. Irani paralajmëroi se do të hakmerret duke sulmuar objektet saudite të naftës, nëse objektet e Iranit do të jenë synimi i sulmit.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani