CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 67% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 75% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 18/11/2024 - 22/11/2024

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 27/11/2024

27 Nлntor, 2024
Analiza javore 27/11/2024 Kalendari Ekonomik

Eurodollari ra në një nivel të ri më të ulët, më i ulëti në më shumë se një vit, pasi "mbreti dollari" u rrit kundër rivalëve të tij, për shkak të pritshmërive se mund të ketë më pak ulje të normave të iteresit nga FED-i vitin e ardhshëm sesa pritej më parë.

GBP/USD ra në nivelin më të ulët në gjashtë muaj në javën, në të cilën Mbretëria e Bashkuar publikoi të dhënat e inflacionit që ishin pak më të larta sesa pritej.

USD/JPY lëvizi në nivelet pak më të larta, sepse pjesëmarrësit e tregut u përqendruan në deklarata të ashpra nga zyrtarët e Bankës së Japonisë javën e kaluar.

Çmimi i arit u rrit ndjeshëm javën e kaluar sepse kërkesa për strehë të sigurt u rrit pas përshkallëzimit të luftës Ukrainë-Rusi. Ukraina u lejua të përdor raketa me rreze të gjatë veprimi të SHBA-së, Francës dhe Britanisë brenda Rusisë dhe Rusia u përgjigj duke lëshuar për herë të parë një raketë balistike me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë.

Çmimet e aksioneve u rritën për shkak të dhënave kryesisht pozitive nga ekonomia më e madhe në botë. Në sezonin e fitimeve, prodhuesi i çipave NVIDIA shënoi rezultate më të mira se sa pritej.

Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën me 6% gjatë javës për të regjistruar një nivel më të lartë në dy javë pasi lufta e përshkallëzuar midis Rusisë dhe Ukrainës rriti mundësinë që furnizimet e naftës mund të ndikohen negativisht.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani