CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 67% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 75% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 02/12/2024 - 06/12/2024

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 11/12/2024

11 Dhjetor, 2024
Analiza javore 11/12/2024 Kalendari Ekonomik

Eurodollari u rrit dhe regjistroi nivelin më të lartë në më shumë se tri javë, pavarësisht rënies së qeverisë franceze e cila do të rezultojë në zgjedhje të reja në korrik ose gusht të vitit të ardhshëm.

Paundi britanik u rrit dhe është afër nivelit më të lartë në një muaj pasi deklaratat e zyrtarëve të Bankës së Anglisë sugjeruan se inflacioni do të mbetet mbi 2% në periudhën afatmesme, duke kufizuar mundësinë e uljes së normave të interesit.

USD/JPY u ul pasi çifti tregtoi në një gamë të ngushtë gjatë gjithë javës pasi raportet sugjeruan që Banka e Japonisë mund të vendosë të rrisë normat së shpejti.

Çmimi i arit ishte pak më i ulët javën e kaluar pasi shifrat e NFP-së të premten ishit mbi pritshmëritë. Megjithatë, FED-i pritet ende të ulë normat e interesit këtë muaj. Sa i përket gjepolitikës, një luftë civile në Siri ka shpërthyer gjatë javës së kaluar.

Çmimet e aksioneve u rritën përsëri dhe arritën një tjetër nivel rekord javën e kaluar pasi raportet sugjeruan se shitjet Flack Friday tejkaluan vitet e mëparshme.

Çmimet e naftës së papërpunuar përfunduan javën në nivelet më të ulëta pas takimit të OPEC dhe vendosën të zgjasin reduktimet e prodhimit me tre muaj. Raportet para takimit sugjeruan se OPEC kishte diskutuar një reduktim më të madh në gjashtë muaj.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani