CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 66% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 73.43% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 20/01/2025 - 24/01/2025

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 29/01/2025

29 Janar, 2025
Analiza javore 29/01/2025 Kalendari Ekonomik

Eurodollari arriti nivelin më të lartë në më shumë se një muaj sepse duket se pozicioni i Presidentit Trump mbi tarifat është më i butë se deklaratat e mëparshme kanë sugjeruar.

Paundi britanik u rrit ndjeshëm ndërsa dollari u dobësua, i nxitur nga lehtësimi i shqetësimeve mbi inflacionin e mundshëm amerikan.

USD/JPY u rrit pasi Banka e Japonisë rriti normat e interesit me 25 pikë bazë në 0.5%, por sinjalizoi se rritjet e mëtejshme në të ardhmen e afërt nuk janë të mundshme.

Çmimi i arit u rrit në nivelin më të lartë në pothuajse tre muaj, dhe lëvizin afër nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Çmimet u mbështetën nga një rënie e dollarit, pasi pritshmëritë u rritën se FED-i mund të jetë në gjendje të ulë normat e interesit dy herë këtë vit, pavarësisht inflacionit të vazhdueshëm.

Çmimet e aksioneve u rritën në javën e inaugurimit të Presidentit Trump ndërsa ai përshkroi se do të ketë ulje të taksave të korporatave dhe zbutje të rregulloreve. Në sezonin e publikimit të raporteve financiare, Netflix publikoi fitime të mëdha, duke shkaktuar rritje të ndjeshme te çmimit të aksionit.

Çmimi i naftës së papërpunuar ra në nivelin më të ulët në dy javë pasi Presidenti Trump shpalli një emergjencë kombëtare të energjisë dhe u zotua të rrisë prodhimin e naftës në SHBA. Trump gjithashtu i bëri thirrje OPEC-ut të rrisë prodhimin e naftës për të ulur çmimet e naftës.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani