CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 66% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 73.43% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 03/03/2025 - 07/03/2025

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 12/03/2025

12 Mars, 2025
Analiza javore 12/03/2025 Kalendari Ekonomik

EUR/USD pati javën më të mirë në 16 vjet dhe u ngjit në nivelin më të lartë në katër muaj për shkak të të dhënave më të mira se sa pritej evropiane dhe marrëveshjes mbi rritjen e shpenzimeve evropiane të sigurisë.

Paundi britanik gjithashtu u rrit ndjeshëm në nivelin më të lartë në katër muaj ndërsa dollari u tërhoq kundër rivalëve të tij pasi të premten u publikuan të dhënat të punësimit që ishin më të ulëta sesa pritej.

USD/JPY vazhdoi rënien dhe testoi një nivel më të ulët në pesë muaj, duke arritur një nivel më të ulët në tetë javë pasi të dhënat pozitive nga Japonia nxitën pritshmëritë që Banka e Japonisë mund të rrisë normat disa herë këtë vit.

Çmimi i arit u rrit në nivelin më të lartë në dhjetë ditë, pasi presidenti Trump vendosi tarifa mbi Kanadanë, Meksikën dhe Kinën. Me këtë masë u rrit frika e një lufte tregtare. Të dhënat e NFP-së të publikuara të premten gjithashtu kanë mbështetur metalin e çmuar.

Tregjet e aksioneve amerikane ranë sepse ndjenja u errësua nga frika e një lufte të gjithanshme tregtare, megjithëse aksionet farmaceutike si Moderna dhe Gilead e ulën prirjen.

Çmimet e naftës së papërpunuar ranë në nivelin më të ulët që nga prilli 2023 pasi OPEC deklaroi se pritej të vazhdonte me planin për të rritur prodhimin me 138,000 fuçi në ditë nga prilli.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani