CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 67% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 75% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Ari - 24/08/2021

Mikro analiza

24 Gusht, 2021

Vetëm për informacion të përgjithshëm. Nuk ka qëllim të japë këshilla për tregim apo investim. Kapitali juaj është në rrezik.

TRENDI JAVOR: RRITJA

Përmbledhja themelore:

NGJARJE: SIMPOZIUMI NË JACKSON HOLE (26-28 GUSHT): Banka e Rezervës Federale të Kansas City tha të premten se simpoziumi vjetor ekonomik në Jackson Hole, Uajoming, do të zhvillohet më 27 gusht në menyrë virtuale dhe jo personalisht siç u planifikua, që është shenja e ndikimit të variantit Delta të koronavirusit në planet e Fed-it. Të premten, më 27 gusht, presidenti i FOMC-it, Jerome Powell do të mbajë fjalimin. Nëse Powell-i siguron tregjet se qëndrimi i butë do të mbetet konstant deri në fund të vitit, USD mund të jetë nën presion të fortë të shitjes, që mund të shkaktojë rritje të çmimit të arit.

NGJARJE (26 GUSHT, E ENJTE NË ORËN 13:30 GMT+1) PBB-JA PËR TREMUJORIN E DYTË (PRITET 6,7%): TË DHËNAT NË KORRIK ISHIN 6,5%, ISHTE PRITUR 8,5%. Kjo do të jetë publikimi i dytë të shifrave të tremujorit të dytë. FMN përditësoi parashikimin e rritjes për ekonominë e SHBA në 7,0% në vitin 2021 dhe 4,9% në vitin 2022, që është rritja prej 0,6% dhe 1,4% në krahasim me parashikime fillestare nga prilli. Ka gjasa se rritja ekonomike për tremujorin e dytë do të jetë më e lartë pas rishikimit për shkak të të dhënave më të mira sesa u parashikua më herët, që reflektoi rihapjen ekonomike për shkak të përmirësimit të shëndetit publik në këtë periudhë. Nëse shifrat do të jenë më të ulëta sesa pritej, kjo mund të jetë mbeshtetje shtesë për çmimin e arit.

Presidenti i Rezervës Federale të Dallasit, Robert Kaplain, një nga mbështetësit më të mëdhenj të bankës qendrore për fillim të reduktimit të mbështetjes ekonomike, tha në fund të javës së kaluar, se ndoshta do të duhet ta ndryshojë qëndrimin e vet nëse varianti Delta i koronavirusit shkakton ngadalësim të rritjes ekonomike. Kjo është një sinjal tjetër se Fed-i mund të shtyjë normalizimin e politikës monetare, që është mbështetëse për çmimin e naftës.

Përmbledhja teknike:

TRENDI AFATGJATË NË RRITJE: Pavarësisht nga shitja e fundit, ari arriti të mbetet mbi linjën të trendit afatgjatë në rritje. Kjo mund të sugjerojë një rimëkëmbje për aq kohë sa çmimi mbetet mbi linjën (e gjelbër) të trendit në rritje.

RSI 14-DITOR: RSI 14-javor iu afrua pragut të 50, që tregon se ari largohet nga zona e shitjes së tepruar. Kjo sinjalizon një vazhdim të mundshëm të korrigjimt në rritje.

NIVELET E REZISTENCËS DHE MBËSHTETJES: Nëse ari arrin të mbetet mbi linjën e trendit në rritje ndërisa RSI 14-ditore lëviz më tej nga zona e shitjes së tepruar, atëherë rimëkëmbja e çmimit mund të shkojë drejt Rezistencës 1, 1831. Por, nëse çmimi nuk arrin të mbetet mbi linjën e trendit në rritje, mund të presim që ari të bjerë drejt Mbështetjes 1, 1774.


Grafiku: Ari, javor

Ari, 24 gusht 2021
Çmimi aktual: 1,801.07

Ari

Javor

Drejtimi i trendit

RRITJA

Rezistencë 3

1,870.00

Rezistencë 2

1,852.00

Rezistencë 1

1,831.00

Mbështetje 1

1,774.00

Mbështetje 2

1,754.00

Mbështetje 3

1,735.50

Shembulli i llogaritjes është në bazë të drejtimit të trendit ditor për 1.00 Lot*

Ari

ÇMIMET E REFERENCËS

Rezistencë 3

Rezistencë 2

Rezistencë 1

Mbështetje 1

Mbështetje 2

Mbështetje 3

Fitimi apo humbja në $

6,893.00

5,093.00

2,993.00

-2,707.00

-4,707.00

-6,557.00

Fitimi apo humbja në €**

5,870.18

4,337.27

2,548.88

-2,305.32

-4,008.55

-5,584.04

Fitimi apo humbja në £**

5,017.10

3,706.97

2,178.47

-1,970.30

-3,426.01

-4,772.55

Fitimi apo humbja në C$**

8,900.66

6,576.39

3,864.74

-3,495.44

-6,077.96

-8,466.79

* 1.00 lot është ekuivalent me 100 njësi
** Datë dhe orë të përdorura për llogari të kursit të këmbimit janë 10:10 GMT+1 dhe 24.08.2021.
Fortrade këshillon përdorimin e opsioneve Stop-Loss dhe Take-Profit, ju lutëm, kontaktoni mbështetjen tuaj në lidhje me përdorimin e tyre.
*** Mbani mend se pozicionin në fitim mund ta mbyllni edhe nëse fitim është më i vogël sesa ishte propozuar.
**** Teknikë Trailing stop mund ta mbrojë fitimin - Kontaktoni mbështetjen për më shumë detaje.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
ARI Diagrami
Përditësimi i kohës: -
Më i lartë
Më i ulët
1M 5M H D W
Çmimet po ngarkohen..
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani