TRENDI JAVOR: RRITJA
Përmbledhja themelore:
- LËVIZJA E ÇMIMIT TË ARIT: Ari ra të enjten (16 shtator) me më shumë se 2,00% apo rreth 50 dollarë, dhe e preku nivelin më të ulët të sesionit 1745 dollarë (niveli më i ulët në pesë javë). RSI 14-ditor ra afër pragut të shitjes së tepruar 30, që mund të sugjerojë një mundësi të kufizuar rënieje, dhe mundësi për rimëkëmbje.
- NGJARJE (E MËRKURË, 22 SHTATOR NË ORËN 19:00 GMT+1): TAKIMI I REZERVËS FEDERALE. Nuk pritet njoftimi i kufizimit të programit stimulues. Inflacioni vazhdoi të rritet për shkak të paketës stimuluese të ofruar nga Rezerva federale dhe Kongresi i SHBA-së. Inflacioni u rrit me 5,3% në gusht. Nga ana tjetër, tregu i punësisë tregoi dobësinë në gusht, kur të dhënat e NFP-së nuk i kanë arritur pritjet (235,000 në krahasim me 750,000 vende pune të pritura). VENDIMI I FED-IT NGA 28 KORRIK (TAKIMI I MËPRASHËM): NORMAT E INTERESIT: Normat e interesit janë në rangun mes 0,00% dhe 0,25%. PROGRAMI I BLERJES SË OBLIGACIONEVE (120 miliardë dollarë në muaj): Banka do të vazhdojë të blejë të njëjtën sasi.
- MENDIMI I ANALISTËVE (GOLDMAN SACHS/ CITIGROUP/ WELLS FARGO / COMMERZ BANK / CREDIT SUISSE / BANKA E AMERIKËS): GOLDMAN SACHS parashikon që çmimi të jetë 2000$. CITIGROUP parashikon që çmimit të jetë në nivelin e 1950. WELLS FARGO mendon që çmimi do të lëvizë mes 2100 dhe 2200 dollarë. COMMERZBANK pret që çmimi i arit të kthejë në 2000$ deri në fund të këtij viti. CREDIT SUISSE parashikon që çmimi të lëvizë mes 1959 - 1966 dollarë, dhe mendon që çmimi mund të rritet më tej, drejt 2075$. BANKA E AMERIKËS e mban objektivin mesatar të çmimit në nivelin 1845$ në vitin 2021.
Përmbledhja teknike:
- TRENDI AFATGJATË NË RRITJE: Pavarësisht nga shitja e fundit, ari ende lëviz mbi linjën të trendit afatgjatë në rritje. Kjo mund të sugjerojë një rimëkëmbje për aq kohë sa çmimi mbetet mbi linjën (e zezë) të trendit në rritje.
- RSI 14-DITOR: RSI 14-ditor ra përsëri poshtë nivelit 50, drejt pragut të shitjes së tepruar 30, që sugjeron se ari mund të hyjë në zonën e shitjes së tepruar së shpejti. Kur instrumenti hyn në këtë zonë, kjo zakonisht shkakton rritje, për shkak të tërheqjes së madhe të çmimit.
- NIVELET E REZISTENCËS DHE E MBËSHTETJES: Nëse ari arrin të mbetet mbi linjën e trendit në rritje dhe nëse spekulatorët fillojnë të tregojnë në sinjalin e shitjes së tepruar të RSI-së 14-ditore, pastaj mund të presim që çmimi të fillojë të rimëkëmbet, duke shkuar drejt Rezistencës 1, 1800. Por, nëse çmimi bie poshtë linjës së trendit në rritje, mund të pritet që ari të vazhdojë të bjerë drejt Mbështetjes 1, 1700.
Grafiku: ARI, ditor
Çmimi aktual: 1749
ARI |
Javor |
Drejtimi i trendit |
RRITJA |
Rezistencë 3 |
1850 |
Rezistencë 2 |
1829 |
Rezistencë 1 |
1800 |
Mbështetje 1 |
1700 |
Mbështetje 2 |
1675 |
Mbështetje 3 |
1650 |
Shembulli i llogaritjes është në bazë të drejtimit të trendit ditor për 1.00 Lot*
ARI |
||||||
Rezistencë 3 |
Rezistencë 2 |
Rezistencë 1 |
Mbështetje 1 |
Mbështetje 2 |
Mbështetje 3 |
|
Fitimi apo humbja në $** |
10,100.00 |
8,000.00 |
5,100.00 |
-4,900.00 |
-7,400.00 |
-9,900.00 |
Fitimi apo humbja në € |
8,579.39 |
6,795.56 |
4,332.17 |
-4,162.28 |
-6,285.89 |
-8,409.50 |
Fitimi apo humbja në £** |
7,323.25 |
5,800.59 |
3,697.88 |
-3,552.86 |
-5,365.55 |
-7,178.23 |
Fitimi apo humbja në C$** |
12,775.79 |
10,119.44 |
6,451.14 |
-6,198.16 |
-9,360.48 |
-12,522.81 |
* 1.00 lot është ekuivalent me 100 njësi
** Datë dhe orë të përdorura për llogari të kursit të këmbimit janë 09:00 GMT+1 dhe 17.09.2021.
Fortrade këshillon përdorimin e opsioneve Stop-Loss dhe Take-Profit, ju lutëm, kontaktoni mbështetjen tuaj në lidhje me përdorimin e tyre.
*** Mbani mend se pozicionin në fitim mund ta mbyllni edhe nëse fitim është më i vogël sesa ishte propozuar.
**** Teknika Trailing stop mund ta mbrojë fitimin - Kontaktoni mbështetjen për më shumë detaje.